Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sahiti protagonist në fitoren e ekipit të tij

Sulmuesi shqiptar Emir Sahiti po kalon një formë të jashtëzakonshme në Kroaci me skuadrën e Shibenikut. 22-vjeçari ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij prej 2:1 ndaj Dinamo Zagrebit, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Në minutën e 13-të Sahiti realizoi një gol të bukur për të kaluarën skuadrën e tij në epërsi prej 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendasit barazuan shifrat në 1:1 me Atiemwen me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë te Dinamo Zagreb u inkuadrua edhe Lirim Kastrati por që nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij të dalë me pikë nga kjo përballje.

Në minutën e 65-të kësaj radhe Sahiti, asistoi për bashkëlojtarin e tij Juriq, që shënoi për rezultatin final 2:1.