Gennaro Gattuso mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit te Napoli, nëse nuk arrin të fitojë dy ndeshjet e radhës, shkruan “Corriere Dello Sport” të enjten.
Sipas mediumit italian, vendin e Gattusos pritet ta zë trajneri spanjoll Rafael Benitez, i cili e ka drejtuar edhe më herët Napolin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka kontaktuar Benitezin dhe ka diskutuar për rikthimin e tij në krye të napolitanëve.
Benitezi e ka drejtuar Napolin nga viti 2013 deri më 2015.
Ditë më parë, Benitez u largua nga ekipi kinez Dalian.