Legjenda e futbollit gjerman, Stefan Effenberg, beson se do të ishte fatale nëse Dortmundi dështon të përforcohet me një sulmues në afatin kalimtar të janarit.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Micheal Zorc, ka deklaruar se nuk do ta transferojnë ndonjë sulmues në janar, pasi kjo do ta ndihmonte të bënte progres 16 vjeçarin Youssoufa Moukoko.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ish-mesfushori i Bayernit, Effenberg, thotë se do të ishte gabim sikur të mos transferohet njëri prej sulmuesve, Divock Origi dhe Mauro Icardi.
Në kolumnen e tij në T-Online ai ka shkruar se, “dy kandidatë për afatin kalimtar të dimrin, ose të paktën një transferim në formë huazimi deri në fund të sezonit, janë Divock Origi i Liverpoolit apo Mauro Icardi i PSG-së”.
Sipas tij aftësitë e këtyre dy sulmuesve do ta ndihmonin menjëherë skuadrën e parë të Dortmundit.