Dayot Upamecano është i vendosur që karrierën ta vazhdojë në Premier League dhe tashmë ka njoftuar drejtuesit e RB Leipzigut për vendimin e tij.
Upamecano do të mbetet tek ekipi nga Bundesliga vetëm deri në fund të këtij edicioni, kanë raportuar të mërkurën mediumet gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se Upamecano së fundi është kontaktuar nga Manchester Unitedi dhe Arsenali, ekipe këto që e duan në radhët e veta.
Francezi 22-vjeçar, është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në kampionatin gjerman dhe kartoni i tij, vlerësohet mbi 50 milionë euro. Ai ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023, kurse këtë edicion ka shënuar një gol në 16 ndeshje në të gjitha garat.