Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Upamecano pajtohet të transferohet te Bayerni

Mbrojtësi francez i RB Leipzigut, Dayot Upamecano është pajtuar që t’i bashkohet Bayern Muenchenit nga stinori i ardhshëm, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.

Mësohet se Arsenali, Tottenhami e Barcelona kanë insistuar për të transferuar Upamecanon, por mbrojtësi ka arritur marrëveshje personale me Bayernin. Por, Bayerni ende nuk është pajtuar me Leipzigun për dëmshpërblimin. Leipzigu po i kërkon 60 milionë euro për Upamecanon. Por, Bayerni nuk mendon të paguajë këtë shumë, veçanërisht pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Upamecano 21-vjeçar ka kontratë me Leipzigun deri në verën e vitit 2021.

Artikuj të ngjashëm