Qendërmbrojtësi francez Dayot Upamecano nuk do të largohet nga RB Leipzigu gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar të enjten mediumet gjermane.
Mësohet se drejtuesit e klubit kanë marrë vendim për ta mbajtur 22-vjeçarin deri në fund të këtij edicioni, përkundër interesimit të madh nga skuadrat tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUpamecano ka një klauzolë lirimi prej 42 milionë eurosh dhe interesim për transferimin e tij, kanë treguar Liverpooli, Manchester Unitedi, Chelsea, Bayerni e PSG-ja.
Mirëpo, te Leipzigu janë të vendosur ta mbajnë futbollistin deri në verë.
Upamecano ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka shënuar një gol në 21 paraqitje në të gjitha garat.