Wolfsburgu ka konfirmuar përmes Facebook se Admir Mehmedi ka pësuar një lëndim që do ta lë jashtë fushës për këtë vit.
Klubi gjerman ka konfirmuar se ai ka lënduar tendinën e Akilit, problem të cilin e ka pasur edhe më parë, transmeton KOHA.
“Jashtë për pjesën e mbetur të vitit – Admir Mehmedi me problemin e tendinës së Akilit. Të dëshirojmë rikuperim të shpejtë, Admir”, thuhet në njoftimin e Wolfsburgut.
Sulmuesi 29-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar 2 gola e ka dy asistime.