Admir Mehmedi u transferua tek Antalyaspori në Turqi në janarin e vitit pasi i kaloi më shumë se katër vjet te skuadra e Wolfsburgut. Te Wolfsburgu i luajti 84 ndeshje në të gjitha garat.
31-vjeçari që luan si sulmues i dytë ka folur për kohën e vështirë të kaluar së fundmi te skuadra e Bundesligës gjermane.
“Kam pasur kohë të shkëlqyer te Wolfsburgu, përveç gjashtë muajve të fundit”, ka thënë Mehmedi për “Sportbuzzer”. “Gjashtë muajt e fundit te Wolfsburgu ishin prej më të këqijave në gjithë karrierën time si futbollit”, theksoi ai.
Në fillim të sezonit 2021/22, reprezentuesi i Zvicrës nuk ishte në planet e trajnerit Mark van Bommel për Ligën e Kampionëve.
“Jam personalisht i dëshpëruar nga disa njerëz. Mendoj se është pak e çuditshme se si një lojtar që ka qenë thuajse gjithmonë titullar për tre ose tre vjet e gjysmë, për një moment nuk ka rol të madh brenda skuadrës”, tha futbollisti që u ble nga Wolfsburgu për tetë milionë euro.
Mehmedi ka karrierë të pasur si futbollist. Luajti edhe për skuadrën e Leverkusenit, Freiburgut, Zuerichut dhe Dinamo Kievit. 22 paraqitje i ka edhe në Ligën e Evropës.
Me Zvicrën është paraqitur 76 herë dhe ka 10-të gola të shënuar.
Në elitën e futbollit të Turqisë me Antalyasporin e ka një gol të shënuar në shtatë paraqitje.