Admir Mehmedi është transferuar te skuadra e Antalyasporit në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga sajti zyrtar i skuadrës elitare të Turqisë të premten në mbrëmje.
30-vjeçari, ish-reprezentuesi i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke deri në qershor të vitit 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtij i skadonte kontrata me skuadrën e Wolfsburgut dhe do të duhej të lirohej si lojtar i lirë.
Ish-futbollisti i Bundesligës, Nuri Shahin, është futbollist dhe trajner te skuadra e Antalyasporit. Aktualisht, kjo skuadër pozicionohet në vendin e 15-të në Superligën e Turqisë, vetëm katër pikë larg vendit të 17-të që dërgon një kategori më poshtë të futbollit të Turqisë.
Mehmedi karrierë në Bundesligë ka bërë edhe me Bayer Leverkusenin. Ai i kishte luajtur 84 ndeshje dhe kishte shënuar 13 gola e 14 asistime.
??⚪ Peki ya siz?#FraportTAVAntalyaspor pic.twitter.com/rB6YKXBG3D
— Fraport TAV Antalyaspor (@Antalyaspor) January 14, 2022