Që prej vitit 2013, Admir Mehmedi 30-vjeçar ka qenë pjesë e disa skuadrave të Bundesligës.
Ka luajtur me Freiburgun, Leverkusenin e Ëolfsburgun. Por, ky mund të jetë edicioni i tij i fundit në Bundesligë.
Mehmedi është lënduar sërish dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës Florian Kohfeldt.
“Është lëndim muskulor. Nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën deri pas pushimit dimëror”, ka thënë të enjten trajneri Kohfeldt, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Mehmedi ka pasur një numër të madh lëndimesh, në gju, tendinën e Akilit dhe në pulpën e këmbës. Tani vuan sërish nga një lëndim muskulor.
Kontrata e Mehmedit skadon në fund të këtij edicioni. Ka spekulime se ai mund të largohet nga Ëolfsburgu në dimër sipas gazetës gjermane, që me shumë mundësi thotë se mund të kthehet në futbollin e Zvicrës.
Edhe
Mehmedi mund të rikthehet në Superligën e Zvicrës
Në verën e këtij viti, Mehmedi kishte thënë se synim i tij është që ta përfundojë karrierën te Ëinterthuri në Zvicër, pasi edhe familja e tij dëshiron që ai të kthehet në shtetin helvetik.
Për Mehmedin kanë shprehur interesim skuadra nga Rusia, Turqia dhe Spanja.