Wolfsburgu në fundjavë në udhëtim te Kolni në kuadër të Bundesligës, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e Admir Mehmedit.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën, ka probleme me kofshë dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë, shkruan “Wolfsburger Allgemeine”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 29-vjeçari kishte probleme të mëdha së fundmi me tendinën e Akilit që i shkaktoi probleme të vazhdueshme, ndërsa tashmë i është shfaqur një lëndim tjetër. Kohëve të fundit, Mehmedi pati paraqitje shumë të mira te Wolfsburgu dhe Përfaqësuesja e Zvicrës. Me skuadrën, në edicionin e sivjetmë, ka luajtur në 13 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola e ka dy asistime.