Sport

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Foto: Reuters

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix këtë fundjavë, si pasojë e virusit.

Zëvendësimi i garuesit të Mercedesit s’është bërë ende i ditur.

Hamiltoni është testuar tri herë javën e kaluar dhe ka dalë negativ secilën herë, për herë të fundit më 29 nëntor.

“Mirëpo ai është zgjuar të hënën (30 dhjetor) me simptoma të lehta dhe është informuar në të njëjtën kohë se një kontakt i tij ka rezultar pozitiv, para arritjes në Bahrein”, ka thënë ekipi i tij. “Prandaj Lewis është testuar edhe një herë dhe ka dalë pozitiv. Kjo gjë është konfirmuar pas ritestimit”.

Hamilton, 35-vjeçar, është në izolim, bazuar në protokollet shëndetësore në Bahrein.

“Përveç simptomave të lehta, ai është në gjendje të mirë dhe i gjithë ekipi i tij i ka dëshiruar ekip të shpejtë”, është thënë në njoftim.

Hamilton tashmë ka siguruar një titull të shtatë botëror, njëherësh rekord në garën me makina.