Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, do të garojë në garën e fundit të këtij edicioni, që do të mbahet në Abu Dhabi në fundjavë.
Formula 1 ka njoftuar se kampioni i shtatëfishtë i F1, Hamilton, do të garojë pasi ka rezultuar negativ në dy teste për COVID-19 së fundi, dhe ka kompletuar karantinën dhjetëditore në Bahrejn.
Hamilton para disa ditëve kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe humbi garën e fundit shkaku i kësaj.
Hamilton e ka siguruar titullin e kampionit më herët. Ai kryeson renditjen me 332 pikë, 127 më tepër se kolegu i tij te Mercedesi, Valtteri Bottas.
Mercedesi po ashtu më herët e ka siguruar titullin te konstruktorët.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamilton fiton në Arabinë Saudite, titulli vendoset në Abu Dhabi
-
Max Verstappen do të niset i pari në garën e fundit në Abu Dhabi
-
Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19
-
Lewis Hamiltoni në Bahrejn e fiton “pole-position” e 98-të në karrierë
-
Hamilton për herë të shtatë kampion i Formula 1, barazon rekordin e Schumacherit