Vozitësi i Red Bullit, Max Verstappen, pati paraqitje të jashtëzakonshme në rrethin e fundit dhe fitoi ndaj dy bolidëve të Mercedesit.
Pas këtij triumfi në kualifikime të shtunën, Verstappen do të niset i pari në Çmimin e Madh të Abu Dhabit të dielën.
Ai ishte më i shpejtë se Valtteri Bottas dhe kampioni i Botës, Leëis Hamilton.
Do të jetë njëherësh “pole-position” i parë i sezonit për Verstappenin, dhe i treti i karrierës së tij.
“Xhiro e jashtëzakonshme”, ka bërtitur në radio drejtori i ekipit të Red Bullit, Christian Horner, kur Verstappen arriti në finish në pistën “Yas Marina”.
Hamiltoni, i cili mungoi në garën e Bahrejnit në vikendin e kaluar për shkak se ishte me koronavirus, ka thënë se i duhet ende kohë për t’u kthyer në formën më të mirë, pavarësisht se kanë kaluar vetëm dy javë qëkur ai garoi për herën e fundit.