Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi nga Suhareka sot mposhti Arbërinë me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 15-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlend Baftiu (7’) dhe Mirlind Daku (34’) realizuan për Ballkanin, ndërsa Kreshnik Bahtiri për Arbërinë në minutën e 40-të.
Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Drenicës me rezultatin 1:0. Golin e vetëm e realizoi Arbnor Ramadani në minutën e 88-të.
Ballkani kryeson renditjen me 35 pikë pas 14 ndeshjeve, pesë më tepër se Drita që zë vendin e dytë. Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Prishtina është e treta me 24 pikë. Llapi ndërkohë zë vendin e parafundit, të nëntin, me 11 pikë.
