Liverpooli ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Nuno Mendes, që është pjesë e Sportingut të Lisbonës.
E përditshmja “A Bola” ka raportuar të hënën se Liverpooli po insiston në transferimin e Mendesit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se ekipi anglez është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për kartonin e 18-vjeçarit që po shkëlqen këtë edicion te Sportingu.
Këtë edicion, Mendes ka shënuar një gol në dhjetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kurse para fillimit të këtij edicioni u promovua në ekipin e parë të Sportingut. Mendes këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen U21 të Portugalisë, për të cilën ka regjistruar katër paraqitje.