Manchester City po planifikon të vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë.
Në listën e klubit anglez është dyshja Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSterling ka kontratë deri në vitin 2023 sikurse edhe mesfushori De Bruyne.
Të dy lojtarët janë shprehur të hapur për të nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Drejtuesit e klubit të Cityt thuhet se do t’u ofrojnë kontratë trevjeçare të dy lojtarëve me rritje të dukshme të pagës.
Sterling këtë sezon me Cityn ka shënuar pesë gola dhe katër asistime përderisa De Bruyne ka kontribuar me një gol dhe shtatë asistime.