Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica e thellon krizën e Prishtinës

Drenica e ka thelluar krizën e Prishtinës. Drenica sot triumfoi 1:0 ndaj Prishtinës në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Egzon Fazliu (60’) shënoi golin e fitores për Drenicën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë me 11 pikë pas nëntë ndeshjeve të luajtura, është 14 prapa Ballkanit që kryeson. Ballkani ka luajtur një ndeshje më tepër. Drenica është e pesta me 14 pikë nga dhjetë ndeshje.

Në ndeshjen tjetër sot Llapi pësoi 2:1 në shtëpi nga kampionja Drita. Drita u rikthye nga disavantazhi.

Valmir Veliu (9’) realizoi për epërsinë e Llapit, ndërsa për Dritën realizuan Almir Ajzeraj (58’) dhe autogol Ahmed Januzi (70’).

Drita mban vendin e dytë me 19 pikë nga tetë ndeshje, gjashtë prapa Ballkanit. Llapi është i parafundit me pesë pikë pas nëntë ndeshjeve.

Image