Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për sulmuesin Malen

Sulmuesi i PSV Eindhovenit, Donyell Malen, ka gjasa të mëdha që në fillim të vitit të ardhshëm karrierën ta vazhdojë në La Liga, te Barcelona.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barcelona tashmë ka kontaktuar ekipin holandez në lidhje me sulmuesin 21-vjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Malen këtë edicion po shkëlqen te PSV Eindhoveni, me pesë gola e dy asistime në nëntë ndeshje të luajtura dhe te Barcelona po shihet si përforcim i mirë për sulmin.

Malen ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2024 dhe Barcelona është e gatshme të paguajë 25 milionë euro për transferimin e tij gjatë janarit.

Malen vitin e shkuar debutoi për Holandën dhe deri më tash ka shënuar një gol në katër ndeshje.