Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kristal Abazaj shënon në fitoren e Istanbulsporit

Kristal Abazaj ka shënuar një gol në fitoren e Istanbulsporit kundër Ekisehirsporit në Ligën e Parë( Kategoria e dytë) të Turqisë.

Takimi i xhiros së shtatë i takoi në tërësi vendësve të dielën, që shënuan fitore me shifrat 3:0. Abazaj, që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, realizoi gol në minutën e 21-të të takimit. Ai u asistua nga bashkëlojtari i tij Egehan Gok.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për 24-vjeçarin nga Elbasani ishte goli i dytë i sezonit në shtatë duele, derisa ka edhe një asistim. Golin e dytë e realizoi Papa Alioune Diouf në minutën e 63-të, ndërsa të tretin e shënoi Onur Ergun një minutë para fundit.

Për 89 minuta në këtë ballafaqim për nikoqirin luajti edhe shqiptari tjetër, mesfushori ofensiv Eduard Rroca. Rroca e fitoi penalltinë në golin e tretë.