Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shërohen 5 lojtarë të Genoas që ishin me COVID-19

Pesë futbollistë të Genoas që ishin prekur nga koronavirusi janë shëruar.

Klubi italian ishte goditur rëndë nga koronavirusi, pasi 17 futbollistë i kishin rezultuar pozitivë, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një deklaratë të lëshuar sot Genoa ka konfirmuar se pesë lojtarë kanë rezultuar negativë në testimet e fundit.

Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager dhe Davide Zappacosta janë futbollistët e shëruar.

Ata janë të gatshëm tani t’i bashkohen skuadrës në stërvitje.

Ditë më parë nga COVID-19 ishte shëruar edhe mesfushori Valon Behrami.