Trajneri i futbollit Gani Sejdiu ka thënë se derbi i sotëm gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit, nuk e kishte frymën e derbit pasi u luajt pa shikues.
Drita e Gjilani luajtën pa gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pa shikues nuk e ka kuptimin e derbit. Pos kualitetit në fushë derbi gjilanas karakterizohej edhe për atmosferën e tifozëve. Kanë qenë shembull se si ndiqet një derbi. Pa prani të shikuesve derbi ishte i varfër. Po ashtu edhe aktorët në fushë me lojën në fushë kontribuuan që të mos ngjante në një derbi. Zakonisht ekipet në këtë derbi futen të mos humbasin e më pas të dalë çfarë të dalë. Kështu ishte edhe sot”, ka thënë Sejdiu për Sportin Total në KTV.