Derbi lokal dhe i kësaj xhiroje, ai ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur pa gola pas pjesës së parë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 16 të Superligës së Kosovës në futboll dhe po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik pa praninë e tifozëve, ku nikoqire është Drita.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë 45 minutave të dy skuadrat janë munduar ta zhbllokojnë rezultatin, por pa sukses. Fillimisht, tentimin e Marko Simonovskit të Dritës në fillim të ndeshjes e priti portieri Enea Koliqi.
Ndërsa, Gjilani nuk pati fat në fund të kësaj pjese, pasi Arbnor Ramadani qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë.