Klubi i basketbollit Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj As Prishtinës në sfidën e dytë të Play-outit , duke e mposhtur me rezultat 115:47.
Në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë, mysafirët nga Mitrovica kishin fituar me rezultat 54:76 dhe kështu Xehetarët do të garojnë edhe edicionin e ardhshëm në enjten e basketbollit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit e filluan mirë duke e fituar çerekun e parë 33:8, derisa lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 27:9. Edhe përgjatë pjesës së dytë nuk kishte ndryshime, me Trepçën që fiton periudhën e tretë 19:11 dhe atë të fundit 33:9 për të triumfuar në fund me rezultat bindës 115:47.
Te Trepça u dalluan Mojeed Ewuosho me 24 pikë e 6 kërcime dhe Devin Haygood me 19 pikë e 9 kërcime, derisa te As Prishtina më të mirët ishin Dardan Sejdiu me 16 pikë e 14 kërcime dhe Don Polloshka me 21 pikë.