Sport

Pas kritikave, Muriqi sqaron mungesën në ndeshjen e mbrëmshme

 

Disfata e mbrëmshme e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, ka nxitur reagime të shumta. Për këto reagime dhe opinione, ka reaguar sulmuesi i Kombëtares kosovare, Vedat Muriqi, i cili mbrëmë nuk ishte pjesë e ndeshjes.

Muriqi në rrjetin social Instagram, ka deklaruar se mungesa e tij në fushën e blertë ka disa arsye. Ai thotë se në muajt e fundit, ka kaluar në një situatë fizike dhe psikologjike të pakëndshme.