Bayerni ka arritur të rrëmbejë edhe një trofe, atë të Superkupës së Gjermanisë.
Kampioni i Evropës dhe i Gjermanisë e mposhti Dortmundin me rezultat prej 3 me 2, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTolisso i dha epërsinë Bayernit duke shënuar në minutën e 18, derisa epërsinë e dyfishoi Muller në minutën e 32.
Dortmundi u kundërpërgjigj për mrekulli, duke arritur të barazojë shifrat në vazhdim.
Së pari shënoi Brandt në minutën e 39, derisa shifrat i barazoi sulmuesi Haaland, i cili realizoi kur po luhej minuta e 55.
Por, Bayerni arriti të gjejë sërish rrugën e golit. Ishte Kimmich ai që shënoi në minutën e 82 për t’ia siguruar Bayernit edhe Superkupën e Gjermanisë.