Wolfsburgu do të udhëtojë te skuadra Union Furstenwalde në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Këtë udhëtim e ka vlerësuar tejet të vështirë sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Admir Mehmedi.
“Detyra të lehta në Kupë? Unë e di nga ekipi përfaqësues kundër përfaqësueseve më të vogla. Ju vetëm mund të humbni. Mund të bëni vetëm diçka të gabuar. Nuk do të jetë lojë aspak e lehtë, ata nuk do të shtrijnë qilimin e kuq për ne”, ka thënë Mehmedi dy ditë para ndeshjes në Kupë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFurstenwalde aktualisht është në vendin e pestë në Regionalliga Nordost, derisa Bundesliga ende nuk ka filluar, transmeton KOHA.
Pas ndeshjes së Kupës, Mehmedi e Wolfsburgu do të takohen me Kukësin në Tiranë, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Më 20 shtator nis Bundesliga. Wolfsburgu në “Volkswagen Arena” e pret Bayer Leverkusenin.
Mehmedi ka qenë në formë mjaftë të mirë pasi e tejkaloi lëndimin që e pati në tendinën e Akilit.