Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kapitenia e Kosovës e eliminon skuadrën e madhe gjermane

Erëleta Memeti.

Wolfsburgu e ka fituar rregullisht Kupën e Gjermanisë për futbolliste që nga viti 2015. Por kjo seri përfundon këtë edicion.

Wolfsburgu u ndal të mërkurën në çerekfinale të garës për Kupë. Humbi 1:0 nga Hoffenheimi. Golin që ia shkaktoi Wolfsburgut humbjen e parë pas gati 11 vjetësh në garën për Kupë, e shënoi kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo realizoi në minutën e 52-të.

Falë golit të Memetit, Hoffenheimi u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës dhe i dha fund dominimit të madh të Wolfsburgut.