Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat e Kosovës fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen kundër Anglisë, e cila do të zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në stërvitjen e parë përzgjedhësi Rafet Prekazi dhe ndihmësi i tij, Erdogan Celina kanë pasur në dispozicion 13 futbollistë, derisa pjesa tjetër e futbollistëve do t’i bashkohen ekipit në stërvitjen e nesërme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Futbollistët që ishin të pranishëm në Drenas sipas FFK-së, ishin: Florian Smakiqi, Agron Kolaj, Leart Sadriu, Kreshnik Hajrizi, Kastriot Selmani, Arb Manaj, Valmir Veliu, Hajdin Salihu, Patriot Sejdiu, Ismet Lushaku, Leonat Vitija, Ermal Krasniqi dhe Blendi Baftiu.

Ndërkohë, përzgjedhësi Rafet Prekazi ka ftuar edhe Altin Kryeziu i cili është pjesë e ekipit italianë SPAL. Kombëtarja U21 do të mbajë stërvitjen e radhës nesër në të njëjtin stadium në orën 17:30.