Përgjegjësit për të luftuar parregullsitë në sportin kosovar pranojnë se në futbollin e Kosovës ka ndeshje të kurdisura. Këtë në fakt e thonë të gjithë. Por sfidë mbetet vërtetimi i kurdisjeve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, prokurori Besim Kelmendi, në intervistën dhënë KOHËS ka pranuar se ka ndeshje të kurdisura. Kelmendi ka treguar se për ndeshjen e vitit të kaluar Trepça – Fushë Kosova, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur një aktakuzë, derisa së paku edhe për katër ndeshje të tjera kanë nisur hetime me dyshimin për kurdisje të rezultateve. Kelmendi ka thënë se hetime janë duke u zhvilluar edhe ndaj arbitrave të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pari i Këshillit për Parandalimin e Dhunës në Sport pranon se në Kosovë është goxha e vështirë të zbulohet një kurdisje, meqë, sipas tij, shumë persona hezitojnë ose nuk u qëndrojnë pas deklarimeve publike kur paraqiten para prokurorit.
“ Të gjitha rastet i kemi hapur thuajse vetë, sepse askush nuk e ka paraqitur rastin zyrtarisht në Prokurori”, ka thënë Kelmendi.