Basketbollistët e rinj të klubit mitrovicas Trepça kanë marrë përkrahje nga KFOR-i. 24 topa profesionalë të basketbollit dhe 48 komplete të përbëra nga bluza, fanella dhe pantallona janë dhuruar nga KFOR-i për klubin Trepça në Mitrovicë të jugut.
Sipas njoftimit të KFOR-it, misioni i klubit është të bashkojë fëmijë dhe grupe të të rinjve me etni të ndryshme të Kosovës për t’u shoqëruar përmes ushtrimeve dhe garave në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProgramet e Trepçës përfshijnë 2000 vajza dhe djem të moshës prej 10 deri në 18-vjeç. KFOR-i do të kontribuojë në aktivitetet e klubit, që përfshijnë kurse specifike për të rinjtë që i përkasin komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
“KFOR-i është i angazhuar për të nxitur bashkëjetesën ndëretnike dhe në nismat e tij ka përfshirë donacionet që ndihmojnë institucionet dhe organizatat vendore”, ka thënë koloneli i ushtrisë amerikane, Noel Hoback, zëvendës komandant i Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje.
Projekti është financuar nga NATO dhe është zbatuar nga dega e KFOR-it për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, në bashkëpunim të ngushtë me Komandën Rajonale që udhëhiqet nga SHBA-ja.
“Ne i jemi shumë mirënjohës KFOR-it. Misioni ynë është që përmes programeve trajnuese në basketboll të angazhojmë fëmijë dhe grupe të të rinjve me etni të ndryshme. Këto aktivitete lejojnë gjeneratat e reja të stërvitin, socializohen dhe zhvillojnë aftësi që do të jenë të dobishme gjatë gjithë jetës së tyre. Donacioni i KFOR-it do të na afrojë me qëllimin tonë”, ka thënë Naim Hajrizi, drejtor i KB Trepça.
