Sport

Fisnik Asllani firmos kontratën me klubin e Bundesligës

Fisnik Asllani firmos kontratën me klubin e Bundesligës

Fisnik Asllani të hënën e ka nënshkruar kontratën me klubin e Bundesligës gjermane, Hoffenheim. “KOHA” kishte raportuar edhe javën e kaluar se ky transferim është vetëm çështje ditësh.

Asllani që së shpejti bëhet 18-vjeçar, do të jetë pjesë e klubit të Hoffenheimit deri në verën e vitit 2024.