Klubi i famshëm skocez, Rangers, ka kompletuar marrëveshjen për lojtarin e krahut të Genkut belg, Ianis Hagi.
Këtë e ka bërë të ditur klubi belg të martën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Rumanisë, Hagi, kishte kaluar te Rangersi në formë huazimi në janar, ndërsa marrëveshja ishte e vlefshme deri në fund të edicionit. Ai është djali i legjendës rumune, Gheorghe Hagi.
Rangersi kishte opsionin për të blerë futbollistin pas përfundimit të huazimit. Nuk është bërë e ditur shuma e dëmshpërblimit nga Genku, që i ka dëshiruar lojtarit fat në karrierën e mëtejme. Mediat skoceze kanë shkruar se transferimi i ka kushtuar pesë milionë euro klubit të drejtuar nga legjenda Steven Gerrard.
Hagi ka shënuar tri gola në 12 paraqitje për Rangersin, duke përfshirë dy në rikthimin ndaj Bragas në Ligën e Evropës. Futbolli në Skoci është pezulluar më 13 mars.