Futboll

Rrahmani mund të bashkohet me Bajramin te Rangersi

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, mund të transferohet në verë te skuadra nga Skocia, Rangers. Ai mund të bëhet bashkëlojtar me Nedim Bajramin te Rangersi. 

Kështu ka shkruar të hënën sajti “Rangersnews”. 

Te Rangersi besojnë se Rrahmani mund ta ndihmojë shumë skuadrën për edicionin e ardhshëm. Mësohet se Reprezentuesi i Kosovës pritet ta shkëpusë kontratën me Spartën. 

Rrahmani të shtunën shënoi supergol në disfatën që e pësoi Sparta nga Slavia e Pragës. 
24-vjeçari nuk ka bindur me paraqitje këtë edicion te Sparta. Në shumicën e ndeshjeve është inkuadruar nga pjesa e dytë. 

Në 31 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar nëntë gola dhe ka kontribuar me dy asistime. 

Ai te Sparta e Pragës u transferua verën e kaluar nga Rapid Bukureshti për pesë milionë euro. 

Për ta liruar Rrahmanin, Sparta po kërkon 2.5 milionë euro.