Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Rosicky, ka vlerësuar sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani. Ai ka thënë se Rrahmani është lojtar që mund të luajë në disa pozita në sulm. Megjithatë, ka lënë të hapur mundësinë e shitjes së tij gjatë këtij afati kalimtar. “Nuk ka kurrë problem të kesh tre sulmues cilësorë.
Albioni mund të përdoret në më shumë pozicione, mund të shkojmë në pranverë me ta kështu. Nuk do të zemërohem nëse të gjithë qëndrojnë, por mund të humbasim një. E dini që sezonin e kaluar Albioni pati një ofertë shumë interesante nga Lyon, gjë që mund të ndodhë tani”, theksoi Rosicky të mërkurën në konferencë për media.
Rrahmani 25-vjeçar ka realizuar 12 gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.