Sport

FFK-ja jep versionin e saj për rastin e Arianit Ahmetit

FFK-ja jep versionin e saj për rastin e Arianit Ahmetit

Federata e Futbollit të Kosovës të premten ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka paraqitur versionin e saj për rastin e Arianit Ahmetit. Ahmeti më parë ishte i punësuar në FFK, ndërsa një kohë kishte shprehur pretendime për të marrë drejtimin e Federatës.

FFK-ja ia ka shkëputur kontratën, ndërsa Inspektorati i Punës ka gjetur shkelje në vendimet e FFK-së që lidhen me këtë çështje.