Sport

Inspektorati gjen shkelje në vendimet e FFK-së për shkarkimin e Ahmetit

Inspektorati gjen shkelje në vendimet e FFK-së për shkarkimin e Ahmetit

Inspektorati i Punës ka vendosur në favor të ish-zyrtarit ligjor dhe zëvendëssekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, i cili ishte larguar nga puna me anë të tri vendimeve që i kishte marrë FFK-ja, e cila pretendonte për shkeljet të statutit.

Ahmeti ishte shkarkuar nga kjo pozitë në dhjetor të vitit 2019, por ai ishte ankuar në Inspektorat dhe, në bazë të dokumentit të siguruar nga “Sporti në KTV”, të tri vendimet e FFK-së janë cilësuar si të jashtëligjshme.