Policia e Kosovës ka njoftuar për KOHËN se viktima 62-vjeçar po udhëtonte nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit, kur iu përkeqësua gjendja.
Vdekja e tij u konfirmua në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima po udhëtonte nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit kur iu përkeqësua gjendja. Vdekja është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku është konstatuar vdekja e tij”, ka njoftuar zëdhënësi policor për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, derisa është njoftuar edhe prokurori.