Sport

Ish-futbollisti i Bayernit, Fink, emri i suksesit të Vissel Kobe

Ish-futbollisti i Bayernit, Fink, emri i suksesit të Vissel Kobe

Ish-mesfushori i Bayern Munchenit, Thorsten Fink, ka fituar gjithçka si lojtar dhe tani është trajner i Andres Iniestas në skuadrën nga Japonia, Vissel Kobe. Të fitosh nuk është një koncept i panjohur apo i huaj për Thorsten Finkun.

52-vjeçari fitoi katër tituj të Bundesligës, tri Kupa të Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve të vitit 2001 derisa ishte pjesë e Bayern Munchenit, përpara se të fillonte një karrierë të trajnerit që e solli atë përfundimisht te skuadra japoneze Vissel Kobe, transmeton KOHA.