Ish-reprezentuesi i Spanjës, Andres Iniesta, të premten ka thënë se synon të arrijë “suksese të mëdha” me ekipin nga Japonia, Vissel Kobe me te cilin e rinovoi kontratën edhe për dy vjet javën e shkuar.
Iniesta së fundi është kthyer nga lëndimi serioz dhe pritet të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin e tij.
“Jam shumë i motivuar për të punuar dhe për të pasur suksese me Koben. Unë dua të jem ai që vendosi se kur do të tërhiqem nga futbolli aktiv pasi nuk dua që të më detyrojnë lëndimet”, ka thënë Iniesta 37-vjeçar.
Ai prej vitit të shkuar është kapiten i ekipit dhe muajin e shkuar është kthyer në stërvitje pas lëndimit që e pësoi në dhjetor të vitit të shkuar.
Iniesta pritet që këtë muaj të luajë dhe ta ndihmojë Vissel Koben që renditet në pozitën e pestë në J-League drejt synimeve të mëdha.