Luis Alberto ka shënuar një gol dhe ka përgatitur një tjetër, për t’ia mundësuar Lazios fitoren 2:0 ndaj Bolognas.
Ndeshja e luajtur të shtunën i takoi xhiros së 26-të të Serie A. Me këtë fitore Lazio ka dalë në vend të parë në kampionatin italin, por ka një ndeshje më shumë se Juventusi. Lazio ka 62 pikë nga 26 ndeshje, ndërsa Juventusi ka 60 pikë nga 25 ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLuis Alberto shënoi për 1:0 në minutën e 18-të të ndeshjes. Joaquin Correa shënoi pas asistimit të Luis Albertos në minutën e 21-të. Gola tjerë nuk pati. Në fakt Bolognas i janë anuluar dy gola në pjesën e dytë.
Për herë të fundit Lazio kishte udhëhequr e vetme në pjesën e dytë të edicionit në Serie A, plot 20 vite më parë. Kishte fituar “Scudetton” atë edicion.
Në Serie A janë shtyrë shumë ndeshje për shkak të koronavirusit. Derbi i kësaj xhiro në mes të Juventusit dhe Interit është shtyrë për 13 maj.
Thomas Strakosha e mbajti të paprekur portën e Lazios të shtunën. Lazio është në seri prej 21 ndeshjeve pa humbje.