Juventusi ka mposhtur Lazion 3:1 në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, për të marrë kreun e tabelës e për ta thelluar në krizë kundërshtarin.
Dushan Vllahoviq realizoi dy gola dhe një tjetër e shtoi Federico Chiesa për fitoren e tretë të Juves. Luis Alberto shënoi golin e vetëm te Lazio.
Juve është lider i ri i tabelës me 10 pikë pas katër ndeshjesh. Rivalët tjerë kanë nga një ndeshje më pak.
Lazio është në krizë të thellë. Nga katër ndeshje ka vetëm tri pikë të tubuara.
Artikuj të ngjashëm