Portieri Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorët Ross Barkley e Jorginho, janë vetëm disa prej emrave që do të largohen nga skuadra e Chelseat në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet angleze të enjten, transmeton Koha.net.
Mësohet se trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka vendosur për të bërë ndryshime të mëdha në ekipin e tij për edicionin e ardhshëm. Në fakt, londinezët nuk do të llogarisin as në mbrojtësit Kurt Zouma, Marcos Alonso e Emerson Palmieri si dhe sulmuesit Willian e Pedro. Të gjithë këta futbollistë do të jenë në shitje, në mënyrë që të krijohen fonde për transferimin e Jan Oblakut, Ben Chilwellit e Dayot Upamecanon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo