Chelsea ka marrë vendim për largimin e shtatë futbollistëve në afatin kalimtar të janarit, ka raportuar të premten “Sky Sports”.
Antonio Rudiger, Andresa Christensen, Jorginho, Marcos Alonso, Ross Berkley, Dannz Drinkëater dhe Victor Moses nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard dhe tashmë janë nxjerr në shitje.
Me fondet e krijuara nga shitje e këtyre shtatë futbollistëve, te Chelsea po planifikojnë blerjen e mesfushorit të West Hamit, Declan Rice në muajin e ardhëm dhe atë të sulmuesit të Borussia Dortumundit, Erling Haland në fund të këtij edicioni.