Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea me plot 41 lojtarë, Alonson e pret punë jo e lehtë

CHELSEA

Chelsea është në pozicion të njohur, duke u përballur me numër të madh të lojtarëve në skuadër. Londinezët i kanë plot 41 lojtarë në ekipin e parë, ndërsa deri në fund të afatit kalimtar veror janë edhe 25 ditë. Pa futboll evropian në edicionin e ri, trajneri Xabi Alonso pritet ta zvogëlojë ndjeshëm skuadrën e tij.

Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve do të shiten ose do të huazohen, shkruan BBC të premten.

Regjistrimi i lojtarëve nuk është i kufizuar, pavarësisht rregullit prej 25 lojtarëve në Premier League. Por tekniku spanjoll e di që lojtarët që nuk janë të përfshirë në plane, nuk mund të jenë të mirë për harmoninë e skuadrës. Për të bërë skuadrën më të menaxhueshme, prej 25 lojtarëve seniorë, Chelsea duhet të largojë 16 lojtarë deri në fillim të shtatorit. 

Nëse Chelsea do të ishte kualifikuar për garat evropiane, klubi do të rrezikonte të mos ishte në gjendje të regjistronte lojtarë të caktuar. Kjo i ndodhi në edicionin 2024/2025, kur e fitoi Ligën e Konferencës.

“Blutë” e Londrës janë mësuar me këtë nivel të shkëmbimit të lojtarëve dhe janë të nxitur nga fakti se e kanë ndërtuar skuadrën e Alonsos kryesisht përmes transferimeve të Morgan Rogers, Marco Palestra, Danny Welbeck, Jordan Henderson dhe Maxence Lacroiz. Pep Chavarria pritet të jetë transferimi i radhës. 

Edhe Alonso zyrtarizohet trajner i Chelseat: Duam trofe Futboll Alonso zyrtarizohet trajner i Chelseat: Duam trofe

Madhësia e skuadrës megjithatë duhet të menaxhohet. Chelsea të mërkurën i kishte plot 21 zëvendësues në humbjen 1:0 nga Juventusi në Hong Kong. Vetëm pesë ishin lojtarë të akademisë. 

Chelsea vendosi të mbante skuadër të madhe në ditët e fundit të turneut aziatik. Skuadra përballet me Milanin në Indonezi të shtunën, kurse luan me kampionin e Malajzisë, Johor Darul Ta’zim të dielën. Mund të ketë dy formacione të ndryshme te Chelsea.

Numri megjithatë mbetet i jashtëzakonshëm, marrë për bazë që Cole Palmer dhe Levi Colwill munguan për shkak të lëndimeve. Sulmuesi Emmanuel Emegha vazhdon rehabilitimin nga një dëmtim në kofshë. 

Te Chelsea janë pesë lojtarë që as nuk ushtrojnë me ekipin e parë: Benoit Badiashile, Alex Disasi Marc Guiu, David Datro Fofana dhe Caleb Wiley. Të gjithë janë në dispozicion për transferime ose huazime. Shtatë lojtarë mbeten në pushim deri javën tjetër pasi kanë luajtur në fazat e fundit të Botërorit: Enzo Fernandez, Reece James, Rogers, Henderson, Lacroix, Valentin Barco dhe Malo Gusto.

Mbrojtësi Trevoh Chalobah është afër kalimit te Como për 31 milionë funte, ndërsa portieri Filip Jorgensen kalon te Strasbourgu në huazim. Të tjera lëvizje do të ketë në ditët e ardhshme.

 

Edhe E kryer, Alonso trajneri i ri i Chelseat Futboll E kryer, Alonso trajneri i ri i Chelseat