Interi ka lëshuar sërish pikë në Serie A.
Skuadra e Antonio Contes ka arritur barazimin e tretë radhazi në ligë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte Cagliari që ia mohoi fitoren “Nerazzurëve”, duke marrë një pikë me rezultatin 1 me 1.
Vendasin e nisën për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 29 përmes sulmuesit Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Ashley Youngut, që asistoi në debutim.
Por, Nainggolan ia mohoi fitoren Interit duke shënuar në minutën e 78. Për të asistoi Joao Pedro.
E në minutën e 90+4 me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi Lautaro Martinez.
Pas këtij barazimi Interi ka 48 pikë dhe mban vendin e dytë në tabelë. Kurse Cagliari në vendin e gjashtë ka 31 pikë.