Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë të re për Fernandesin

Manchester Unitedi raportohet se synon që në këtë afat kalimtar të ketë në radhët e veta mesfushorin portugez, Bruno Fernandes, e tashmë ka bërë një ofertë të re.

A Bola raporton se “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 55 milionë euro për shërbimet yllit të Sportingut, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unitedi është i gatshëm të paguajë plus 10 milionë euro të tjera bonuse për 25 vjeçarin, nëse pranohet kjo ofertë.