Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali vazhdon të insistojë për Boatengun

Arsenali po insiston të arrijë marrëveshje me Bayern Muenchenin për transferimin e qendërmbrojtësit Jerome Boateng, njoftoi revista gjermane “Kicker” të hënën.

Arsenali po insiston të përforcojë repartin defensiv me një lojtar me përvojë dhe Boatengun e sheh si përforcim ideal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Boateng me përfaqësuesen e Gjermanisë ka fituar titullin e botës në vitin 2014. Boateng 31-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2021, transmeton Koha Ditore. Ai te skuadra bavareze u transferua nga Manchester City në verën e vitit 2011 për 13.5 milionë euro.

Arsenali po interesohet që të marrë Boatengun fillimisht në formë huazimi deri në fund të stinorit. E synim për verë e ka transferimin e Dayot Upamecanos nga RB Leipzigu për 50 milionë euro.