Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon Boatengun

Drejtuesit e Arsenalit po kërkojnë që gjatë këtij muaji të forcojnë repartin e mbrojtjes dhe lojtari që kanë shënjestruar është Jerome Boatengu i Bayern Muenchenit, ka shkruar “Bild” të premten.

Gazeta ka bërë të ditur se Arsenali tashmë ka nisur negociatat me Bayernin, ekip që për lirimin e Boatengut po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Boateng 31-vjeçar është i gatshëm të largohet nga Bayerni për shkak të minutazhës së limituar gjatë këtij edicioni, pasi deri më tash ka vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat.

Boateng ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, kurse karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Hamburgu e Hertha e Berlinit.