Është sulmuar autobusi i KB Bashkimit pas ndeshjes së sotme të zhvilluar në Mitrovicë ndaj Trepçës, e gjithashtu ka pasur edhe sulme fizike ndaj zyrtarëve të klubit nga Prizreni.
Këtë e ka konfirmuar klubi i Bashkimit përmes faqes në Facebook, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Autobusi i klubit tonë sonte pas ndeshjes me Trepçën është sulmuar nga persona të panjohur. Gjithashtu ka pasur sulme fizikisht edhe ndaj zyrtarëve të klubit tonë”, shkruan KB Bashkimi.
KB Bashkimi ka ftuar FBK-në dhe organet e sigurisë të ndërmarrin masat.
“Akte të tilla vandale nuk i përkasin sportit. Ftojmë Federatën dhe organet gjegjëse të sigurisë të marrin masat e duhura dhe t'i dënojnë këta vandalë”, thuhet në postimin e KB Bashkimit.
Kujtojmë se Bashkimi ka fituar derbin e sotëm ndaj Trepçës me vetëm një pikë diferencë, 69-70.